-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 19:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ramadani ndahet me Gostivarin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRamadani ndahet me Gostivarin

Emran Ramadani dhe Gostivari kanë ndarë rrugët, me tetovarin që tashmë është i lirë për të kërkuar një skuadër të re.

Ramadani pjesë e Gostivarit ishte që nga vera e vitit 2022, duke qenë pjesë e suksesit të madh, inkuadrimit në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas.

Ai këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Pollogu regjistroi vetëm 9 paraqitje, kjo edhe shkaku i konkurrencës së madhe.

Megjithatë eksperienca e tij në Ligën e Parë është e padiskutueshme, pasi i njëjti numëron plotë 240 paraqitje, 32 gola dhe 15 asistime.

Ramadani gjatë karrierës së tij përveç skuadrave nga Pollogu, Shkëndijës, Renovës dhe Gostivarit, në Maqedoni gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Korabit dhe Struga Trim Lum, ndërsa kishte pasur një aventurë të shkurtër edhe në Superligën shqiptare, duke luajtur me Partizanin e Tiranës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img