-7.8 C
Sterling Heights
21/01/2026, 7:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rashica me trajner të ri te Besiktasi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRashica me trajner të ri te Besiktasi

Senol Gunes u largua nga posti i trajnerit të Besiktasit pas humbjes 2-3 kundër Luganos në grupet e Conference League.

Skuadra nga Stambolli reagoi dhe në fundjavë fitoi 2-0 kundër Istanbulsporit në kampionat.

Duke u ngjitur në vendin e katërt, me 8 pikë larg Fenerbahces kryesuese.

Në sfidën e fundit, Besiktasin e drejtoi nga stoli Burak Yilmaz, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv gjatë muajit korrik.

38-vjeçari, i cili është aktivizuar në dy periudha të ndryshme me Besiktasin si futbollist, nuk ka nisur ende karrierën e trajnerit.

Por drejtuesit e bardhezinjve e zgjodhën përkohësisht në vend të Gunes pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Yilmaz e nisi mbarë, skuadra ku luan edhe Milot Rashica fitoi në kampionat, ndërkohë që klubi turk ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare.

Aty ku theksohet se ish-sulmuesi  njohur (77 ndeshje dhe 31 gola me Kombëtaren) Burak Yılmaz do të jetë trajneri i Beshiktaşit deri në një njoftim të dytë nga klubi.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img