Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-285 në artet marciale mikse.
Ky mbetet një nga eventet më të shumëpritura, për faktin se në kafaz do të rikthehet pas 3 vitesh mungesë një nga ikonat e këtij sporti, Jon Jones (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).
Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight) do të përballet me Ciryl Gane për titullin kampion botë në peshën e rëndë, që për momentin është vakant (iu hoq Francis Nagnnou).
Mjaft interesante edhe dueli për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg), ku përballë njëra tjetrës janë kampionia në fuqi Valentina Shevchenko (23 fitore, 3 humbje) e Alexa Grasso (15 fitore, 3 humbje). Shevchenko nuk humbet prej 9 duelesh dhe e ka mbrojtur me sukses 7 herë titullin.
UFC-285, duelet kryesore
Jon Jones – Ciryl Gane
Valentina Shevchenko – Alexa Grasso
Geoff Neal – Shavkat Rakhmonov
Mateusz Gamrot – Jalin Turner
Bo Nickal – Jamie Pickett
/BotaSot/


