Ndryshimet kurrë nuk ndalen dhe në Itali priten të reja.
Seria A mendohet se do të luhet gjatë gjithë javës, sidomos kur të ketë ndeshje në mesjavë, të paktën ky është programi i ri i televizioneve.
Tre platforma televizive, DAZN-I, Skaj Sporti dhe Mediaseti po luftojnë për të drejtat e transmetimit të atij që dikur ishte kampionati më I bukur në botë. Pritet që ndeshjet e fundjavës të nisin që të premten, dhe të përfundojnë të hënën, pra nuk bëhet fjalë më për dy ditë, veçse për katër.
Shpesh do të ketë ndeshje mesjavë, për shkak të ngjeshjeve të kalendarit, pra kjo do të bëjë që skuadrat e Serisë A të jenë në fushë që nga e hëna deri në të hënën e ardhshme.
Përsa i përket sezonit të ri, në Itali parashikohet që gara për titull do të jetë shumë më e fortë sesa në edicionin që u mbyll pak javë më parë.
Jo vetëm Napoli kampion, por edhe Milani e Interi paraqiten si pretendente të forta, ndërsa enigmë do të jetë Juventusi.
/BotaSot/


