Shkëndija sot në Tetovë presim Pobedën e Prilepit në ndeshjen e parë zyrtare si vendas në vitin 2023.
Shkëndija është gati për duelin me Pobedën ku kuqezinjtë do të luajnë në Tetovë duelin e parë zyrtar në vitin 2023.
“Takimi luhet në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Pobeda ashtu si ne, vitin e ri e nisi me humbje 2:0 kur u mundën në Prilep nga Rabotniçki. Me 13 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje, prilepasit renditen në vendin e parafundit (11-të) në tabelë.
Dueli i parë mes veti këtë sezon i luajtur në vjeshtë në Prilep u mbyll me fitore 3:1 të Shkëndijës në një takim ku dy gola realizoi Doriev dhe një Shala.
Skuadra
Ferhan Hasani, Brundo Dita, Dashmir Elezi dhe Almir Rexhepi janë lojtarët që humbin këtë ndeshje shkaku i dëmtimeve.
Hasani e Dita u dëmtuan të dielën e shkuar përballë Shkupit, Rexhepi po rikuperohet që nga fillimi i fazës përgatitore, ndërsa lajm i keq është lëndimi i Elezit dy ditë para ndeshjes.
/BotaSot/


