Atletico Madrid fitoi 0-1 në Girona falë golit të Alvaro Moratës në minutat shtesë. Skuadra e Diego Simeones arriti suksesin e dytë radhazi në La Liga, kampionat ku mban vendin e tretë.
Kualifikimi në Champions League është një mision që duhet përmbushur me çdo kusht. Dhe “Colchoneros” po ia dalin me sukses. Diego Simeone e vlerësoi shumë triumfin e fundit.
“Gjithmonë kjo fushë ka qenë e vështirë për ne, Girona luan shumë bukur. Ata kishin humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit, atë ndaj Barcelonës.
Të gjithë duam të jemi të fortë dhe të fitojmë me shumë gola, por përqendrimi i kërkuar është shumë i lartë, më shumë sesa kur fiton 2-0 ose 3-0.
Tani të mendojmë për të shtunën.
Do të sfidojmë Valencian dhe stadiumi Wanda Metropolitana do të na ndihmojë me entuziazmin që do të krijohet”, theksoi trajneri argjentinas.
/BotaSot/


