Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e fundit në të cilin është përfshirë ylli i tij Kyle Walker.
Mbrojtësi i Mançester Sitit u pa të kryente gjeste të turpshme në publik (në një bar ku ndodhej të dielën me miqtë e tij, 24 orë pasi ai ndihmoi “Qytetarët” që të fitonin kundër Njukasëllit në kampionat).
Kamerat e barit e shfaqën në intimitet me një vajzë për rreth 90 minuta, e cila nuk ishte gruaja e tij, ndërsa 32-vjeçari ekspozoi disa herë edhe pjesët intime, duke bërë që policia të niste një hetim.
REAGIMI – Guardiola e cilësoi një çështje private, e cila po diskutohet brenda klubit, edhe pse lëshoi një paralajmërim për lojtarët e tij se duhet të tregohen të kujdesshëm, sepse janë gjithnjë në qendër të vëmendjes:
“Kjo është një çështje private. Ne i zgjidhim ato brenda klubit. Ky nuk është një vend për të folur për situatën private”.
Pastaj edhe paralajmërimi për lojtarët e rinj sesi ata duhet të sillen jashtë fushe për të mos u bërë pjesë e skandaleve: “Ata e dinë. Kur hap derën e shtëpisë duhet të dish që do të filmohesh.
Është pjesë e shoqërisë”.
Dy oficerë policie shkuan për të biseduar me stafin e barit në Mançester dhe mund të marrin në pyetje edhe mbrojtësin. Për shfaqje të turpshme në ambiente publike ai rrezikon maksimumi 2 vite burg. Futbollisti duket që është në gjendje të dehur.
Video e tregon babanë e katër fëmijëve në momente që kanë shqetësuar gruan e tij Anie, e cila ende nuk ka bërë një reagim publik për ngjarjen.
/BotaSot/


