18.1 C
Sterling Heights
19/10/2025, 0:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sokol Cikalleshi kap Ronaldon në renditje, sulmuesi shqiptar pjesëmarrës në gjysmën e golave të ekipit të tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSokol Cikalleshi kap Ronaldon në renditje, sulmuesi shqiptar pjesëmarrës në gjysmën e...

Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në përballjen kundër Damac-it, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Lojtari shqiptar shkon në kuotën e 5 golave dhe kap në renditjen e golashënuesëve edhe Cristiano Ronaldon.

Me 5 golat e shënuar dhe 1 asisit të dhënë deri më tani, Cikalleshi është kthyer në një pikë kyçe të Al Khaleej-it.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka marrë pjesë në 6 prej golave të shënuar prej skuadrës, që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave që Al Khaleej-i ka shënuar këtë sezon. Në statistikat e klubit deri më tani janë 13 gola të shënuar, ndër të cilët 5 mbajnë autorësinë e Cikalleshit.

/ShkodraSportOnline/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img