Yann Sommer është një lojtar i ri i Interit.
Portieri ka publikuar një postim në Instagram, ku shihet në momentin e nënshkrimit me zikaltrit dhe më pas ka komentuar kështu:
“Është zyrtare, po i bashkohem Interit. Të jem pjesë e një klubi kaq ikonik, me traditën e tij të madhe, më bën krenar. Mezi pres të filloj. Forza Inter!”
Portieri 34-vjeçar mbërriti te kampionët gjermanë nga Borussia Mönchengladbach në dimër”.
“Ne e kuptojmë dhe respektojmë dëshirën e Yann Sommer për të kërkuar një sfidë të re tek Interi, sepse ai dëshiron të luajë si numri 1 në portë në afat të gjatë.
Yann Sommer na nxori nga një situatë e vështirë kur Manuel Neuer u dëmtua rëndë dhe ne duam ta falënderojmë.
I urojmë gjitha të mirat dhe suksese në të ardhmen”, – tha Jan-Christian Dreesen, CEO i kampionëve gjermanë.
/BotaSot/


