11.9 C
Sterling Heights
20/10/2025, 23:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sot do të zhvillohen tetë ndeshjet kthyese

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSot do të zhvillohen tetë ndeshjet kthyese

Sot do të zhvillohen tetë ndeshjet kthyese në fazës së 1/16-tës në Ligën Evropa.

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për emocionet e garës së dytë elitare evropiane për klube.

Pasi zhvilluan ndeshjet e para gjatë javës së kaluar, Liga Evropa tani zhvillon ndeshjet kthyese të fazës së 1/16-tës. Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të Man. Junajtedit dhe Barcelonës, e cila zhvillohet në “Old Trafford” dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

Gjiganti italian, Juventusi gjithashtu do ta kërkoj kalimin tutje në udhëtimin e tyre në Francë të Nantes, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Itali.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Union Berlin dhe Ajaksit, PSV Aindhoven-Sevilla, Roma-RB Salzburg dhe Monako-Bajer Leverkuen.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditën e sotme janë ato mes Midiland-Sporting dhe Ren-Shakhtar Donjetsk.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img