-10.2 C
Sterling Heights
20/01/2026, 20:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Spalletti: Do të luajmë në stadiumin ku nisën ëndrrat e mia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSpalletti: Do të luajmë në stadiumin ku nisën ëndrrat e mia

Angli-Itali është një ndeshje shumë e rëndësishme me synimin për kualifikimin në Europian për Italinë e Luciano Spalkettit.

Pas fitores 4-0 ndaj Maltës në Bari, morali i Italisë është i lartë, por ndaj anglezëve në “Wembley”, steka është e detyruar që të ngrihet: Italisë do t’i duhet gjithë zemra për ta kapërcyer këtë pengesë në stadiumin legjendar të kombëtares britanike.

Trajneri nuk kërkon justifikime, Italia vjen në ‘Wembley’ për të luajtur për kualifikim dhe asgjë më pak: “Ne shpesh kërkojmë përkufizimin e futbollistit ndërkombëtar.

Futbollisti ndërkombëtar e sheh këtë ndeshje si ndeshjen që përcakton kualifikimin, pa menduar për ndeshjet e mëpasshme. Kushdo që vjen duke menduar ‘do të shkojmë të luajmë kualifikimin në ndeshjen e fundit’ nuk është një futbollist i fortë dhe me staturë ndërkombëtare.

Ne e dimë se cila është historia dhe forca e tyre. Do të luajmë në stadiumin e tyre. Kjo është ndeshja në të cilën ndihesh i lumtur për të kapërcyer kufijtë që të gjithë vendosin para teje. Kjo është të kesh personalitet, të kapërcesh gjithçka që vendoset mes teje dhe portës. Do ta kuptojmë nëse jemi një skuadër e fortë nëse arrijmë të kalojmë objektivin pa shkuar tek ai i radhës”.

Udogi është një futbollist tek i cili trajneri i Italisë beson shumë dhe provat për këtë ndeshje i bëri pikërisht me të: “Udogi ka gjithçka. Është një futbollist që duhet të fitojë eksperiencë si të gjithë djemtë e rinj, por ai ka energji të pashtershme dhe avancon edhe për të tjerë. Në një ndeshje që gjendja fizike dhe forca mund të bëjë diferencën, ai është një futbollist që mund ta na japë një dorë.

Pastaj sërish për ndeshjen: “Jam shumë i lumtur.

Do të shkoj të luaj një ndeshje në stadiumin në të cilën nisën të gjitha ëndrrat e mia. Ai përqafim i fitores shumë të rëndësishme në herën e fundit që ishim këtu do të mbetet në historinë e kombëtares italiane. Duhet t’i përjetojmë edhe njëherë ato emocione, ashtu si përqafimi mes Mançinit dhe Vialit.

Do të luajmë ballëhapur për të treguar se kemi historinë tonë, potencialet tona dhe vlerat tona.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img