16.1 C
Sterling Heights
18/05/2024, 10:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Stano: Për heqjen e masave vendos BE-ja, jo politikanët e Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetStano: Për heqjen e masave vendos BE-ja, jo politikanët e Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se për heqjen e masave vendos BE-ja dhe jo politikanët e Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe të enjten kërkoi heqjen e ndëshkimeve për Kosovën.

Udhëheqësit e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar heqjen e masave të BE-së, të cilat i kanë cilësuar si të padrejta.

Por Stano ka thënë se masat hiqen vetëm kur të vendosin shtetet anëtare.

“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme, eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin. E përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, ka thënë ai në konferencën e përditshme për media. 

Stano ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës janë në vazhdim e sipër, por s’ka vendim final.

“I takon shteteve anëtare që të shqyrtojnë situatën dhe më pas, së bashku me institucionet evropiane, të vendosin se a do të heqin masat apo jo. Unë vetëm mund të konfirmoj faktin se diskutimet për këtë janë në vazhdim  e sipër dhe ju kujtoj faktin që masat nuk janë hequr akoma. Masat ndaj Kosovës nuk ishin vendosur për një arsye specifike, por për disa. Kur shtetet anëtare të konstatojnë se ato arsye më nuk ekzistojnë, po ato do të vendosin për heqjen e masave: në mënyrë pjesshme apo në tërësi. Por kjo gjë nuk lidhet vetëm me një incident apo një ngjarje”, ka theksuar Stano.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në korrik të vitit të kaluar për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Më 24 prill, korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, pati raportuar se BE-ja po përgatitet t’ia heqë masat ndëshkuese Kosovës dhe për këtë tashmë nuk ka kundërshtim nga asnjë vend anëtar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img