24.2 C
Sterling Heights
18/10/2025, 16:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, luhet në Suharekë dhe Gjilan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSuperliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, luhet në Suharekë...

Xhiro e 20-të në Albi Mall Superligë do të vazhdoj sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Ballkani do të përballet me Drenicën në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës po lufton për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe nuk i lejohet të gaboj.

Suharekasit në këtë sfidë vijnë pas fitores në udhëtim te Malisheva dhe synon që të marrë pikët e plota edhe para adhuruesve të vet.

Në anën tjetër Drenica pas humbjes 0-1 nga Llapi kërkon të reflektojë dhe ka udhëtuar drejt Suharekës për të shkaktuar befasi.

Ndërkohë dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Gjilanit dhe Malishevës.

Dy skuadrat kanë duan të rikthehen te fitoret, pasi vendasit kanë dy ndeshje pa maksimumin e pikëve derisa mysafirët tre të tilla.

Skuadra e Zekirija Ramadanit në ndeshjen e parë të edicionit pranveror barazoi 1-1 ndaj Ferizajt, derisa Malisheva u mposht nga Ferizaj 2-4.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë, me Gjilanin për ta blinduar pozitën e tretë dhe me Malishevën për t’i ikur zonës së rënies.

NDESHJET:

FC BALLKANI – DRENICA  13:00

GJILANI – MALISHEVA  13:00

/Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img