-1.3 C
Sterling Heights
21/01/2026, 15:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Swiatek bën ligjin te femrat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSwiatek bën ligjin te femrat

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të Roland Garros, në të dyja kategoritë.

Te meshkujt, numri 6 në botë, Holger Rune, avancon më tej pas tërheqjes së francezit Gael Monfils.

Një kualifkim të vështirë ai për tenistin norvegjez Casper Ruud (numri 4 në botë), që mundi 3-1 italianin G.Zeppieri.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe gjermani Alexander Zverev e bullgari Grigor Dimitrov, ndërkohë që është eliminuar italiani Jannik Sinner, numri 8 në botë.

Te femrat, nuk zhgënjen numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek. Ajo mundi 2-0 amerikanen C.Liu, duke avancuar në raundin e tretë. Më tej shkojnë edhe kanadezja Bianca Andreescu, ukrainasja Ledia Tsurenko e tenistja amerikane Coco Gauff.

Pa probleme fiton edhe tenistja kazake Elena Rybakina, numri 4 në botë, që mundi 2-0 çeken L.Noskova. Në raundin e tretë shkon edhe numri 7 në botë, Ons Jabeur e Tunizisë, ndërsa eliminohet tenistja amerikane Madison Kkeys.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img