15.7 C
Sterling Heights
27/04/2026, 12:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës – “Ekonomia nuk po prodhon vlerë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës – “Ekonomia...

Deputetja e Jorida Tabaku ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar të dhënave të fundit ndërkombëtare që, sipas saj, tregojnë një prapambetje të dukshme të vendit në raport me rajonin dhe Bashkimin Europian.

Duke cituar raportin e Institutit të Vjenës (WiiW), Tabaku thekson se Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës, me rreth 34,580 euro për punonjës në vit, ose vetëm 42% e mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të prezantuara, vendet e tjera të rajonit paraqiten më mirë: Mali i Zi me 47,050 euro, Serbia me 46,260 euro, Kosova me 44,970 euro dhe Maqedonia e Veriut me 43,810 euro për punonjës.

“Çdo shqiptar sot prodhon mbi 10 mijë euro më pak në vit sesa fqinjët e tij”, është një nga mesazhet kryesore të artikuluara nga Tabaku, e cila e lidh këtë hendek me një model ekonomik që, sipas saj, ka dështuar të gjenerojë zhvillim të qëndrueshëm.

Ajo kritikon një ekonomi të mbështetur kryesisht tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, në vend të prodhimit dhe industrisë, si dhe mungesën e investimeve në teknologji, inovacion dhe sektorë me vlerë të shtuar të lartë. Sipas saj, ky model nuk shpërblen meritën dhe punën, por krijon pabarazi dhe varësi nga lidhjet klienteliste.

Tabaku paralajmëron se pasojat e këtij zhvillimi po ndihen çdo ditë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit: paga të ulëta, emigracion të lartë të të rinjve dhe profesionistëve, boshatisje të rajoneve dhe një ndjenjë të përgjithshme stagnimi ekonomik.

“Një vend me produktivitet të ulët nuk varfërohet brenda natës, por zbrazet pak nga pak,” thekson ajo, duke shtuar se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në largimin e kapitalit njerëzor dhe në dobësimin e klasës së mesme.

Në përfundim, deputetja e opozitës e cilëson këtë situatë si rezultat të një zgjedhjeje politike dhe jo një fat të pashmangshëm, duke kërkuar ndryshim të modelit ekonomik dhe më shumë fokus tek prodhimi, inovacioni dhe meritokracia.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img