Lajme jo të mira për Barcelonën, që sot ka mësuar se Frenkie De Jong do të qëndrojë të paktën 2 javë pushim, për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.
Mesfushori holandez do të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Elche në kampionat dhe ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Mbretit.
Lajmin e konfirmoi klubi katalanas përmes një mesazhi në rrjetet sociale: Nga testet e kryera sot, doli që Frenkie de Jong ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Mungesa e mesfushorit 25-vjeçar është e rëndësishme për skuadrën e trajnerit Xavi, që humbet një nga lojtarët kryesorë. Sidomos mungesa e tij do të ndihet në “El Clasico”, në ndeshjen e madhe të 5 prillit.
/BotaSot/


