Erik Ten Hag ka folur para ndeshjes me Real Betis në Europa League.
Trajneri i Manchester United nuk mund ta anashkalonte dot humbjen ndaj Liverpool me 7 gola.
“Lojtarët kanë reaguar pas humbjes me Liverpool. Gjithmonë ka pengesa rrugës.
Ajo humbje ndaj Liverpool na jep mësime për të ardhmen, të shohim përpara.
Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë e humbim së bashku. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, tha Ten Hag.
Kapiteni Bruno Fernandes është kritikuar shumë pas duelit me Liverpool, por tekniku holandez nuk ka rezerva për mesfushorin.
“Bruno po bën sezon fantastik, po i jep energji ekipit.
Askush nuk është i përsosur, të gjithë gabojnë.
Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë tonë.
Vrapo me intensitet, u tregon lojtarëve çfarë të bëjnë, është frymëzim për gjithë ekipin. Jam i lumtur që e kam Brunon dhe jam i kënaqur me të si kapiten kur nuk është Maguire në fushë”.


