0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 5:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tenistja ruse nën akuzë nga koleget dhe WTA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiTenistja ruse nën akuzë nga koleget dhe WTA

Lufta në Ukrainë ka sjellë sërish tension në sportin e tenisit.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes, për shkak të një bluze të veshur në fushë në Indian Wells, është tenistja ruse Anastasia Potapova.

Ajo është akuzuar nga WTA (Women Tennis Association) dhe koleget e saj për këtë veprim.

Bluza që kishte veshur tenistja ruse ishte ajo e skuadrës së futbollit të Spartak Moskë, gjatë ndeshjes së humbur ndaj amerikanes Jessica Pegula.

Fillimisht ishin koleget e saj ato që e dënuan këtë gjest dhe më pas ka ndërhyrë edhe WTA.

Kjo e fundit edhe pse me vonesë, ka ndëshkuar me një “paralajmërim” Anastasia Potapova, duke e cilësuar sjelljen e ruses si të papërshtatshme.

Rusia është e pezulluar dhe tenistët luajnë si neutralë, ndaj nuk mund të paraqesin simbolet kombëtare.

Vetë tenistja u shpreh se gjesti i saj nuk ka aspak natyrë politikë, duke sqaruar se Spartak Moskë është skuadra e saj e zemrës.

Një shpjegim i pranueshëm, por mjaft teniste, duke nisur nga numri 1 në botë, kanë kundërshtuar Poptapova, çka tregon se situata është e nderë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img