Marcus Thuram ka marrë fanellën me numrin 9 te Interi dhe gjithashtu misionin për të zëvendësuar emra me peshë si Dzeko e Lukaku, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar nga zikaltrit.
Sulmuesi francez është në grumbullim me skuadrën në Japoni, teksa duke folur për mediat ka zbuluar se duhej të vishte fanellën zikaltër dy vite më parë, por atëherë dështoi gjithçka për shkak të dëmtimit.
Kur e kuptuat se Interi është zgjedhja e duhur?
Si ndihesh me shokët e rinj të ekipit?
Ndihem shumë mirë. Barella dhe Dimarco më bëjnë shumë për të qeshur. Flas shumë edhe me Calhanoglu e Mkhitaryan. Në përgjithësi të gjithë më kanë pritur mirë.
Gjithçka, veçanërisht këngët, koret dhe atmosferën në derbin e Championsit ndaj Milanit. Ishte gjithçka fantastike.
Si mund të përshtaten cilësitë e tua me idenë e lojës së Inzaghit?
Ai dëshiron të sulmojë me shpejtësi, duke marrë thellësitë dhe besoj se unë kam cilësitë e duhura për këtë mënyrë loje.
/BotaSot/


