Tirana “parakalohet” nga Kosova e Armenia!
Me kampionatet e futbollit të përfunduar ose në prag përfundimi, tashmë të kualifikuarit për në garën e Evropës, ku ndër ta janë dhe ekipet e Abissnet Superiore, të cilat kanë arritur të kualifikohen për në Conference League po përgatiten të mësojnë shortin e këtij kompeticoni evropian.
Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre më 20 dhe 21 qershor ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 13 dhe 20 korrik, mirëpo për fatin e tyre të keq, skuadrat e Superiores janë të gjitha të renditura në vazon jo favorite, e teksa pritej që “bardheblutë” të “shpëtonin”, duket se këta të fundit e kanë humbur “garën” me skuadrat estoneze, armene dhe ato të Kosovës.


