Përzgjedhësi i Kosovës u21 në futboll, Afrim Tovërlani, është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fushë.
Kosova U21 barazoi 2:2 me Bullgarinë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2025”.
“Në fakt, kemi mundur ta fitonim ndeshjen por edhe ta humbim.
Kishim pesë mungesa në të cilat kishim llogaritur në ta, e që munguan.
Por unë i përgëzoj djemtë për angazhimin në këtë fushë të vështirë për shkak të motit”, tha fillimisht Tovërlani .
Ai foli edhe për mungesat që kishte në këtë ballafaqim, në veçanti qendërmbrojtësin Andi Hoti, dhe sulmuesi ne krahut, Milot Avdylin.
“Pa secilin prej tyre ishte e vështirë të luhet, sidomos pa Milotin dhe Andin.Me Andin kemi krijuar një ide të lojës. I dimë tiparet e tij dhe mund të vendosemi më mirë në mbrojtje. Ai është mbrojtës që përballet me çfarëdo sulmuesi. Miloti nga ana tjetër e qetëson lojën dhe e bën atë pasimin në korridor. Ne kemi lojtarë që mund të luajnë dhe këtu është fusha, këtu duhet folur, jo nëpër mediume”, deklaroi Tovërlani.
/BotaSot/


