0.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 8:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Trondit titullari i Tiranës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiTrondit titullari i Tiranës

Lajme të këqija për Tiranën.

Sulmuesi brazilian Patrik duhet të operohet në gju.

Edhe pse në fillim u mendua një dëmtim në kavilje, duket se gjërat kanë shkuar shumë keq.

Futbollisti ka krocat dhe duhet të operohet. Masa muskulore e pazhvilluar ka bërë që lojtari të dëmtohet rëndë.

Burime në ekipin bardheblu bëjnë me dije se ende nuk ka një datë për operacionin e lojtarit, ndërkohë që problemi tjetër i madh është data e kthimit të tij në fushën e lojës

.Është e sigurt që nga data e operacionit deri në momentin e kthimit në fushë për të bërë hapat e para, duhet të kalojnë më shumë se 6 muaj.

Operacioni në krocat është shumë i vështirë. Është e sigurt që lojtari kthehet në fund të shtatorit në fushë dhe duke vazhduar me stërvitjen Patrik do të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë vetëm në fillim të janarit.

Në këto kushte te Tirana shohin larg. Braziliani kthehet në 2024-ën dhe ky është një problem i madh, pasi sulmuesi humb veç kësaj pjese të kampionatit edhe verën dhe nisjen e kampionatit të ardhshëm. Bardheblutë në këto kushte duhet të afrojnë këtë verë të paktën 3 sulmues.

Sytë i kanë te Kaina i Vllaznisë që del i lirë, por edhe lojtarë të tjerë nga kampionati shqiptar. Po kështu, po kontrollohen edhe kampionatet përreth për të gjetur elementë cilësorë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img