-5.3 C
Sterling Heights
04/12/2025, 14:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tronditet sporti i Kosovës, Gjinovci: Me dhimbje e morëm lajmin për Vlorën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiTronditet sporti i Kosovës, Gjinovci: Me dhimbje e morëm lajmin për Vlorën

Volejbollistja Vlora Hyseni ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Vdekja e Vlorës ka tronditur sportin e Kosovës.

Bahri Gjinovci, president i FVK-së, është i tronditur me lajmin se Vlora ka shkuar në botën tjetër.

“Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.

Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.

Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.

FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë.
E kujtofshi sa të rroni”
, ka shprehur ngushëllime Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img