Presidenti Donald Trump ka folur pas incidentit që çoi në evakuimin e tij nga eventi i White House Correspondents’ Dinner në Washington, duke falënderuar Shërbimin Sekret amerikan për reagimin e shpejtë dhe menaxhimin e situatës së sigurisë.
Sipas deklarimeve të tij pas ngjarjes, Trump tha se ishte mirënjohës për profesionalizmin e agjentëve të sigurisë, të cilët ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e tij dhe të të gjithë të pranishmëve në sallë.
Ai theksoi se situata u trajtua me seriozitet të lartë dhe se koordinimi mes forcave të rendit ishte vendimtar për shmangien e çdo rreziku të mundshëm. Trump gjithashtu vlerësoi guximin e Shërbimit Sekret në një moment tensioni.
Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen në orët dhe ditët në vijim.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


