-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 4:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Van Basten “kundër” milionave arabe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiVan Basten “kundër” milionave arabe

Kohët e fundit po aludohet gjithnjë e më shumë, për një transferim të mundshëm të “pleshtit”, Leo Messi drejt kampionëve arab, të Al-Hilal, me këta të fundit që duan të kenë një përplasje “Messi-Ronaldo” në elitën e futbollit arab.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakort me këtë “dëshirë” të 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, teksa ditën e sotme, një koment të shkurtër mbi këtë lëvizje e ka bërë dhe legjenda e sulmit hollandez, Marco van Basten, të cilit i duket e pakuptimtë transferimi i tij drejt Arabisë Saudite.

“Nuk e kuptoj dëshirën për të luajtur në Arabi për të fituar shumë para, pas të gjitha parave që ai ka fituar tashmë.

Messi duhet të bëjë gjërat që i pëlqen, ai duhet të jetë shefi i vetes së tij”,- tha 3 herë fituesi i “Topit të Artë”, për një kalim të mundshëm të “pleshtit” tek Al-Hilal.

 

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img