Robin van Persie e ka mbështetur ish-klubin e tij Arsenalin, në garën për titullin e Premier Leagues.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United mendon se Topçinjtë duhet të jenë të kujdesshëm tani që fundi i sezonit po afron, megjithëse ai mendon se skuadra e Mikel Artetës ka luajtur si kampionë dhe do të shkojë deri në fund.
“Nëse shikoni në këtë periudhë kohore, është kur çdo pikë e vetme vlen vërtet. Ata kanë pasur disa ndeshje të vështira dhe kanë marrë tre pikë, kështu që është krijuar një ekip kampion. dhe këtë e kanë vërtetuar”, tha Van Persie për Sky Sports.
Që nga humbja ndaj Cityt më 16 shkurt, Arsenali nuk ka humbur asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League dhe aktualisht ka një avantazh prej tetë pikësh në krye të tabelës.
/BotaSot/


