-1.3 C
Sterling Heights
21/01/2026, 16:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Verstappen mund të kurorëzojë titullin e tretë kampion bote

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiVerstappen mund të kurorëzojë titullin e tretë kampion bote

Këtë fundjavë, në pistën e Katar, piloti holandez Max Verstappen mund të kurorëzojë titullin e tretë kampion bote për pilotë në Formula 1. Atij i mjaftojnë vetëm 3 pikë për të qenë sërish “numri 1”.

Pikë që mund të vijnë që ditën e shtunë, gjatë garës sprint, të cilën holandezi dëshiron ta fitojë me çdo kusht.

Para garës. Verstappen u shpreh se dëshiron t’i mbyllë hesapet që të shtunën.

“Është bukur të jesh në Katar kur e di që ke fituar titullin për konstruktorë.

Do të jetë një fundjavë e vështirë, pasi bën shumë vapë dhe kjo do ta bëjë interesante garën.

Këtë fundjavë ka edhe një garë sprint, ndaj lodhja do të jetë e madhe”, tha Verstappen.

“Për fat të mirë, kampionati për pilotë mund të mbyllet që ditën e shtunë, ndaj dua të përfitoj nga kjo mundësi.

Ky është objektivi im dhe i skuadrës. Shpresoj që kjo të jetë një fundjavë që do ta mbaj mend gjatë”, tha Verstappen.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img