Ndeshja “All Star” në NBA këtë herë dhuroi një skenar atipik, me dy kapitenët që përfunduan KO të dëmtuar. Janis Antetokounmpo ngriti flamurin e bardhë pas vetëm një minute, ndërsa “King” Xhejms u dorëzua pas pjesës së parë pas një problemi në dorë.
Por si zakonisht mbrëmja e yjeve dhuroi spektakël në parket, ndërsa fituese u shpall skuadra e grekut Janis, e cila triumfoi me rezultatin 184-175. Ndërkohë, vlerësimi MVP shkoi për Jayson Tatum (Boston), i cili arriti një rekord duke shënuar 55 pikë.
Kështu, pas pesë vitesh, ekipi i LeBron është mposhtur, me “Mbretin” që regjistroi ndeshjen e 19-të “All Star”, këtë herë me petkun e pikëshënuesit më të mirë të historisë në NBA.
Ndeshja në “Salt Lake City” rezultoi atipike, teksa Antetokounmpo shënoi dy pikët e para, për t’u akomoduar më pas ulet në stol për shkak të një dëmtimi të mëparshëm në kyçin e dorës, ndërsa gjithashtu edhe Xhejms lëndoi dorën në fund të pjesës së parë, për ta mbyllur para kohe supersfidën.
Ekipi i drejtuar nga Janis shkëputet në periodën e dytë 99-92, për të shpërthyer më pas në fraksionin e tretë duke arritur në lojtari më i mirë në “All Star Game” që ishte Jayson Tatum, i cili bëri një paraqitje fantastike.
55 pikë për yllin e “Celtics”, i cili hipotekoi titullin MVP të sfidës dhe një rekord absolut, duke kaluar 50 pikët e Anthony Davis.
Vlen gjithashtu të përmenden 40 pikët e Donovan Mitchell dhe 26 të Damian Lillard, i cili tregoi të gjithë repertorin e tij në finalizimet për tri pikë, duke fituar garën e tri pikëve.
LeBron largohet kështu i mposhtur nga “All Star Game” pas pesë vitesh ecuri pa humbje, në sfidën e tij të 19-të të yjeve (rekord), duke e mbyllur me 13 pikë.
Më i miri nga “Team LeBron” ishte Jaylen Brown, me 35 pikë dhe 14 kërcime, ndjekur nga Irving (32 pikë) dhe Embiid (32 pikë), të cilët kaluan gjithashtu tridhjetë pikët.
Ndërsa zhgënjimet e mëdha të kësaj ndeshjeje ishin Luka Donçiç dhe Nikola Jokiç, të dy pjesë e ekipit të LeBron: yjet nga Dallas dhe Denver ndalen në katër pikë. Për ta një rol jashtëzakonisht anonim në “All Star Game”.
/PanoramaSport/