18.1 C
Sterling Heights
19/10/2025, 0:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

VIDEO/ Berisha bën heroin me goditje dënimi në shtesë, Toçi nuk ndalet me gola. Shqiptarët shkëlqejnë në kampionatin e të rinjve në Itali

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiVIDEO/ Berisha bën heroin me goditje dënimi në shtesë, Toçi nuk ndalet...

Medon Berisha dhe Eljon Toçi janë kthyer në protagonistë kryesorë në kampionatin e të rinjve në Itali, duke udhëhequr skuadrat përkatëse drejt fitoreve e duke u konfirmuar si bomberë të vërtetë të tyre.

Berisha ka qenë ai që ka vulosur një sukses shumë të rëndësishëm 2-1 të Leçes në fushën e Sampdorias, pasi me një gol të shënuar me goditje dënimi në shtesë i ka dhënë fitoren ekipit të tij. Goli i 8 në kampionat për mesfushorin e talentuar kishte një vlerë shumë të rëndësishme pas e ngjiti Leçen të vetme në vendin e parë në klasifikim, të shkëputur nga ndjekësit.

Ndërkaq, hapa të rëndësishëm në renditje ka bërë edhe Fiorentina Eljon Toçit. Ky i fundit ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës përballë Kaljarit, duke e kthyer në vendin e 4-t në klasifikimin e kampionatit të të rinjve, në zonën play-off për titullin. Për sulmuesin e U21 të Shqipërisë, ky ishte goli i 6 në këtë kampionat.

/PanoramaSport/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img