Barcelona vijon marshimin në La Liga. Skuadra e Ksavit, mposhti me rezultatin 2-0, Kadizin, në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit, duke thelluar sërish diferencën në +8 pikë nga ndjekësit e Real Madridit. Ky ishte suksesi i 19-të për katalanasit, të cilët duket se po hedhin hapa të sigurt drejt titullit kampion.
Serxhi Roberto dhe Levandovski, ishin dy protagonistët mbrëmjen e sotme, që arritën të zgjidhnin duelin në vetëm 3 minuta. Kaq i mjaftuan futbollistëve të Barçës, për të shënuar 2 herë.
Fillimisht ishte Roberto ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, ndërkohë në minutën 45+1 ishte radha e Levandovskit për të tundur rrjetën.
pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, teksa e dyta nuk prodhoi gola. Në duelin e radhës Barcelona do të përballet me Almerian në transfertë.
/PanoramaSport/