Është mbyllur me rezultatin 1-0, dueli i parë i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, mes Interit dhe Portos. Goli i Lukakut në minutën e 86-të, i dhuroi fitoren e artë skuadrës së Inzagit, e cila vuajti jo pak, për të shkuar drejt triumfit.
Për këtë sukses ka meritë padyshim edhe portieri Onana, qe ishte vendimtar me pritjet e tij. Miqtë nga Portugalia mbetën me 10 lojtarë në minutën e 78-të, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Otavios.
Gjithsesi një rezultat minimal qe lë gjithçka të hapur edhe në ndeshjen e kthimit, ku zikaltërve do t’iu duhet të bëjnë shumë kujdes për të shkuar drejt kualifikimit.
FT: INTER – PORTO 1-0
Lukaku 86′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
88′ Pranë golit të dytë Interi, me protagonist sërish Lukakun, por kësaj here tentativa e belgut u ndal në trupin e portierit.
86′ GOOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet më në fund sfida! Lukaku kalon në avantazh zikaltërit. Tentativa e belgut u ndal fillimisht nga shtylla, teksa më pas sulmuesi nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë.
84′ Barela provon me një predhë nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
81′ Zëvendësim te Interi, largohet Shkriniar, në fushë Dumfris.
78′ Porto me 10 lojtarë, Otavio ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çalhanoglu.
73′ Kundërsulm i rrezikshëm i Portos, me Taremin që provon, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.
72′ Mundësi e shkëlqyer për Interi, milimetrat i mohojnë golin e avantazhit kapitenit Lautaro Martinez.
71′ Zëvendësim te Interi, largohet Mkhitarjan, vendin e tij e merr Brozoviç.
69′ Barela provon me një gjuajtje fluturimthi, tentativa e mesfushorit italian shkon mbi traun e portës.
63′ Sulmuesi i Portos, Pepe, ndëshkohet me karton të verdhë.
58′ Dy zëvendësime te Interi, largohen Xheko dhe Dimarko në fushë Lukaku dhe Gosens.
57′ Sa shumë drithërima në portën e Interit, zikaltërit shpëtojnë për mrekull. Meritë absoluter ka padyshim portieri Onana, që i thotë “jo” golit.
55′ Mundësi e shkëlqyer për Porton, që zbret bukur me një kundërsulm, Taremi futet brenda zonës dhe provon të shënojë, por ndalet nga Onana. Pranë golit miqtë.
52′ Pranë golit Interi me Barelën, që provon me një kthesë brenda zonës, por tentativa e mesfushorit italian shkon ngjitur me shtyllën.
47′ Rastin e parë të rrezikshme në këtë fragment të dytë e krijon Uribe, që provon nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Fantastik Diogo Kosta! Portieri i Portos i mohon një gol të sigurt mbrojtësit Bastoni. Nuk iu beson syve italiani. Vendimtare ndërhyrja e gardianit të skuadrës portugeze.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë!
40′ Aksioni nga ku nisi përplasja.
40′ Momente tensioni në “San Siro”. Otavio dhe Dimarko ndëshkohen me karton të verdhë. Shkak për nisjen e përplasjeve, u bë mosrespektimi i “Fair-Play”. Situata qetësohet pas afro 2 minutash tenioni.
37′ Mundësi e shkëlqyer për Porton me Galenon, portugezët “flirtojnë” me golin e avantazhit. Shpërton për mrekulli porta e Onanës.
31′ Miqtë nga portugalia shfaqen më të rrezikshëm në këto minuta, duke ushtruar presion të vazhdueshëm, në zonën e Interit.
25′ Porto provon të kundërpërgjigjet me Grujiç, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.
18′ Sërish rrezikshëm Interi, kësaj here është Çalhanoglu që provon me një predhë nga distanca, por grushton mjaft bukur portieri Diogo Kosta, që largon rrezikun në këndore.
13′ Pranë golit Interi, me Lautaro Martinez, pas harkimit nga e majta, sulmuesi argjentinas provon me kokë, por nuk koordinohet siç duhet duke e dërguar sferën mbi kuadrat.
10′ Ende asnjë goditje e rrezikshme në portat respektive. Pavarësisht superioritetit të lehtë të zikaltërve, mungon qartësia para portës.
3′ Start i zjarrtë me të dyja skuadrat që duket se janë hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit.
1′ Ka startuar dueli në “San Siro”
FORMACIONET ZYRTARE
/PanoramaSport/