Lajpcig dhe Mançester Siti janë ndarë në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve.
“Qytetarët” patën disa raste të mira për të zhbllokuar sfidën me Ruben Diaz ose Grilish, por avantazhi erdhi vetëm në minutën e 27’ me Mahrezin. Pjesa e parë u dominua plotësisht nga anglezët por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Gjermanët tentuan të rikthenin baraspeshën me Andre Silvën, por goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të nga Gvardiol i cili shkundi rrjetën e Edersonit pas një goditje me kokë.
Kështu ndeshja e parë mbyllet në barazim, teksa ekipet do të kërkojnë kualifikimin në stadiumin “Etihad”
LAJPCIG 1-1 MANÇESTER SITI
70′ Gvardiol/ 27′ Mahrez
NGJARJET KRYESORE
90’+2′ Mbyllet sfida!
90′ Akordohen dy minuta shtesë.
82′ Largohet Shlaiger dhe Andre Silva, futet Haidara dhe Pulsen.
79′ Bernardo Silva godet nga buza e zonës së 11-metërshit, por përpjekja e tij bllokohet nga një mbrojtës.
74′ Gyndogan gjuan fort drejt këndit të poshtëm, por Blasuiç bën një pritje mjaft të mirë.
70′ GOOOL LAJPCIG 1-1! Halstenberg kroson nga goditja e këndit, Gvardiol hidhet në zonë dhe gjuan me kokë duke barazuar shifrat.
69′ Totalisht në hije, Haland gabon dhe përpara porte.
66′ Del nga loja Frosberg, në vend të tij hyn Nkunku.
64′ Andre Silva vrapon me topin drejt portës kundërshtare dhe arrin të godasë, por topi ndalet lehtësisht nga portieri.
56′ Timo Verner i pason në mënyrë fantastike Forsberg, por Ederson reagon në kohë duke e kapur topin.
55′ Pas një pasimi nga Andre Silva, Henrik godet nga brenda zonë, por topi shkon disa centimetra larg shtyllës së majtë.
50′ Sërish Mahrez! Ai tenton të godasë drejt portës, por gjuajtja e tij bllokohet në mënyrë të shkëlqyer nga mbrojtja e Lajpcigut.
46′ Nis pjesa e dytë, del Klosterman dhe në vend të tij hyn Henriks.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Verner godet drejt portës, por nuk ka rrezik për Edersonin pasi topi i shkont drejt e në duar.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
36′ Pas një pasim të shkëlqyer nga Bernardo Silva, Grilish gjuan nga brenda zonës, por topi shkon mbi traversë.
30′ Rodri gjuan me kokë nga brenda zonës, por topi shkon larg shtyllës së djathtë.
27′ GOOOL MANÇESTER SITI 0-1! Pas një pasimi nga Grilish, Mahrez gjuan me të majtën dhe shkund rrjetën e Blasuiçit.
17′ Mahrez gjuan nga goditja e lirë, por topi ndalet nga blloku i mbrojtjes.
14′ Ruben Diaz hidhet dhe godet me kokë drejt mesit të portës, por Blasuiç bën një pritje të shkëlqyer.
10’ Mahrez gjuan nga goditja e lirë, por Andre Silva largon topin nga zona e rrezikut.
6’ Grilish i pason topin Mahrezit, por ky i fundit nuk arrin të godasë dhe mbrojtja largon rrezikun.
3’Gyndogan përpiqet të gjejë Erling Haland me një pasim të gjatë, por topi shkon në duart e Blasuiçit.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
/PanoramaSport/