18.1 C
Sterling Heights
19/10/2025, 0:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

VIDEO/ Mbrëmje e çmendur me 7 gola! Kampionët e Realit i japin një “shuplakë” të rëndë Liverpulit në “Anfield”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiVIDEO/ Mbrëmje e çmendur me 7 gola! Kampionët e Realit i japin...

Është mbyllur me rezultatin 2-5 përballja dramatike mes Liverpulit dhe Realit të Madridit i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Një duel i çmendur që pati gjithçka.

Supersfidën e hapi Darvi Nunjez me një gol me finte të realizuar në minutën e katërt, ndërkohë që Salah realizoi të dytin në minutën e 14-të, pas një gafe amatoreske të Kurtua. Kur u mendua se diktatin në këtë duel do e vendosnin vendasit, në minutën e 21-të ishte Vinicius Zhunior, që me një perlë rihapi sfidën.

15 minuta më pas ishte sërish sulmuesi brazilian, që përfitoi nga një gafë e bashkombasit Alison, duke vendosur baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2. Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës, foli i gjithi për Realin, që shënoi edhe plot 3 gola. Militao në minutën e 47-të, përmbysi shifrat në 2-3, ndërkohë që më pas ishte radha e kapitenit Benzema që në minutat 54 dhe 67 të realizonte dopietë duke vulosur këtë triumf elektrizues.

FT LIVERPUL-REAL MADRID 2-5

Nunjez 4′, Salah 14′ / Vinicius 21′, 36′, Militao 47′, Benzema 54′, 67′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ Ançeloti kryen dy zëvendësimet e fundit Benzema dhe Modriç largohen nga fusha e lojës, në vendin e tyre Asensio dhe Kros.

81′ Zëvendësim te Reali, largohet Rodrigo në fushë Sebajos.

73′ Klop kryen edhe dy zëvendësime të tjera, Gomez dhe Henderson i lenë vendin Matipit dhe Milnerit.

67′ GOOOOOL REALI 2-5/ Madrilenët të pamëshirshëm, shënojnë edhe golin e pestë. Ishte sërish Benzema, që pas asistit të Vinicius, gjeti dopietën personale.

 

64′ Dy zëvendësime te Liverpuli, largohet Gakpo dhe Darvi Nunjez, në fushë, Firminjo dhe Diego Zhota.

60′ Vinicius Zhunior është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

54′ GOOOOOL REALI 2-4/ Shtangen vendasit, spanjollët shënojnë edhe golin e katërt me kapitenin Benzema. Vendimtar devijimi i Gomez, që e çoi topin në rrjetë.

47′ GOOOOOL REAL 2-3/ Përmbyset rezultati në “Anfiel”. Militao kalon në avantazh skuadrën e Ançelotit. Pas harkimit të Modriç nga e djathta, mbrojtësi brazilian godet saktë me kokë brenda zonës duke tundur rrjetën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Robertson bën heroin duke shpëtuar pranë vijës fatale një gol të sigurt. Madrilenët “flirtojnë” me përmbysjen e çmendur në pjesën  e parë. Shans i artë i djegur për Rodrigo.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

45′ Goditje dënimi për Liverpulin, provon Aleksandër Arnold, por gjuajtja e tij kontrollohet me lehtësi nga Kurtua.

36′ GOOOOL REAL MADRID 2-2/ Tjetër gafë! Kësaj herë e katranos Alison Beker, që i fal golin e barazimit Viniciusit! Shtangen tifozët vendas.

30′ Alison Beker bën heroin, duke i mohuar golin e dytë Viniciusit. Gjuajtja e sulmuesit të Realit u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri i Liverpulit.

27′ Zëvendësim i detyruar te Reali, largohet Alaba i dëmtuar, vendin e tij e merr Naço.

25′ Situatë kaotike pranë vijës fatale të portës së Realit. As Nunjez dhe as Salah nuk arrijnë të shtyjnë dot topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e spanjollëve.

21′ GOOOOOL REALI 2-1/ Duel dramatik! Madrilenë rihapin sfidën e me Vinicius që realizon një tjetër gol spektakolar! Sa shumë emocione në “Anfield”.

14′ GOOOOL LIVERPULI 2-0/ Gafë e pafalshme e Kurtua, përfiton aty Salah, që shënon golin e dytë.

13′ Liverpuli i shkon pranë golit të dytë me Salah, i cili pas një kundërsulmi vrastar e ka dërguar topin në rrjetën e jashtme.

12′ Provon Rodrigo të kundërpërgjigjt me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij ndalet nga Van Dajk.

10′ Dominim i Liverpulit në këto minuta, pavarësisht epërsisë, skuadra e Klop ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Realit.

4′ GOOOOL LIVERPULI 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Darvi Nunjez realizon me finte, duke shtangur Tibo Kurtuanë. Pas asistit të Salah, sulmuesi uruguaian goditi saktë me takë duke përshëndetur rrjetën.

1′ Starton me 1 minutë heshtje supersfida në “Anfield”. Spektakël i garantuar!

FORMACIONET ZYRTARE

Liverpul: Allison, Gomez, Van Dajk, Aleksander-Arnold, Robertson, Henderson, Fabinjo, Bajçetiç, Salah, Gakpo, Nunjez
Trajner: Jurgen Klop

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Militao, Rydiger, Alaba; Valverde, Kamavinga, Modriç; Rodrigo, Benzema, VInicius.
Trajner: Karlo Ançeloti

/PanoramaSport/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img