27.4 C
Sterling Heights
12/09/2024, 20:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vizitoi alpet me Helikopter, kush është artisti Kelmendas i shumë përfolur kohëve të fundit, që tërhoqi vëmendjen në Logun e Bjeshkëve 2024″

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizVizitoi alpet me Helikopter, kush është artisti Kelmendas i shumë...

Gjatë ditëve të nxehta të gushtit, në alpe dhe pikërisht në qafën e Predelecit u zhvillua Logu i Bjeshkëve 2024, por nuk është spektakli ai që bëri që të pranishmit të kthejnë shikimin në tjetër drejtim.

Aty mbi amfiteatrin natyror të Bjeshkëve u shikua një helikopter që zbriti ngadalë afër vendit ku zhvillohej spektakli, spektatorët u tërhoqën nga kjo dhe u afruan afër pistës natyrore.

Dhe pasagjerët ishin dy persona mjaft të njohur dhe shumë të përfolur për arritjet dhe luksin e tyre.
Perandori i diamanteve Baki Balliu i cili ishte i shoqëruar nga aktori dhe biri i kelmendit Kristian Maçaj ose siç njihet ndryshe me emrin e artit “Malsori”

Po kush është ky djalë Selian që shok e mik ka “Perandorin e Diamanteve në Afrikë” Baki Balliun, dhe për mjet transporti përdor helikopter, ne tentuam ti takojmë por ai me modesti na u përgjigj që do flasim herë tjetër, atëherë ne u interesuam në mënyrat tona që të marrim pak info për aktorin “Malsori”

Ne zbuluam që artisti nga Kelmendi ishte personazh në disa filma me metrazh të shkurtër, ku një nga këta filma ështe nderuar me çmim, pikërisht filmi “PARANDJENJA” ku artisti nga Kelmendi tregoi se kishte lindur për të qenë aktor. Ai gjithashtu duket për pasionin e tij që ka për makinat dhe motorat ku shihet në fotot e profilit të tij në rrjetet sociale.

I përfolur për bashkëpunime dhe role të rëndësishme në filma të ndryshëm europian, Malsori po arrin majat më të larta në fushën e aktrimit, po përse kaq i mbydhur dhe kaq modest, kjo mbetet për tu zbuluar në të ardhmem.

Me aq sa zbuluam ne ai po punon për realizimin një super projekti të madh, ku përfshihet në mënyrë të përgjithshme dhe vendi i tij i dashur Kelmendi. Kristiani ose siç tashmë e njohin të gjithë “Malsori” po bën një film për jetën e një personazhi të njohur, dhe xhirimet do bëhen pjesërisht në zonën e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe, ku kuptohet dhe ambicja e artistit për të promovuar traditat e pashoqe të zonës dhe bukuritë natyrore të alpeve tona.

Me aq sa zbuluam ne, ku kjo mbetet për tu verefikuar në të ardhmen, personazhi që i dedikohet filmi do jetë pikërisht Baki Balliu, tashmë ai është i njohur në çdo cep të botës, por si nisi kjo ngritje e madhështore për saldatorin nga Kosova, i cili tashmë quhet “Perandori i Diamanteve” këtë do ta zbulojmë nga filmi që pritet të fillojë së shpejti, dhe për këtë dhe shumë pyetje të tjera shpresojmë që Artisti Kelmendas Kristian Maçaj “Malsori” të na përgjigjet dhe të na zbulojë diçka nga ky projekt i madh./ACTVUSA.COM Pal Qarraj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img