-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 14:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Xavi i shfryhet talentit të Barcelonës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiXavi i shfryhet talentit të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pasur të vështirë ta kapërdijë humbjen kundër Almerias (1-0).

Zhgënjimin e tij pas humbjes ai e ka shfaqur qartë edhe në konferëcën për shtyp pas takimit, duke e cilësuar një humbje të rëndë dhe paraqitjen më të dobët sezonale të Barçës së tij.

Gazeta “Mundo Deportivo” ka bërë me dije se pas humbjes, trajneri i Barçës ka pasur një diskutim të gjatë me kapitenin Buskets, si një nga personat më të rëndësishëm të ekipit.

Por ndërsa me Busketsin ka ndarë shqetësimet në lidhje me humbjen dhe paraqitjen e skuadrës.

Edhe gjatë ndeshjes, Çavi ka diskutuar në momente të veçanta me Busin, duke e udhëzuar të marrë frenat e lojës së Barçës.

Ndryshe qëndron puna me mesfushorin Gavi, me Çavin që është treguar më i rreptë me të.

Sipas gazetës katalanase, trajneri ka qenë i pakënaqur me qasjen e Gavit ndaj takimit dhe në më shumë se një rast i ka tërhequr vëmendjen për qëndrimin dhe angazhimin e tij në fushë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img