-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 7:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zemërimi i Emre Can

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiZemërimi i Emre Can

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can foli për Amazon Prime pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Chelsea-t, që solli edhe eliminimin e ekipit gjerman nga Champions League.

Ish-lojtari i Juventus-it gjithashtu ka qenë dukshëm i zemëruar me arbitrin.

Sidomos për vendimet e tij dhe për penalltinë që fiksoi rezultatin në 2-0

“Arbitri është fajtor për eliminimin tonë. Mendoj se ai u tregua shumë arrogant me ne”, tha në mënyrë të qartë mesfushori i verdhezinjve.

“Nuk e kuptoj pse e përsëriti penalltinë, duke qenë se kishte kaq shumë lojtarë në zonën e rreptësisë dhe jo vetëm nga Borussia Dortmund. Makkelie kishte qëndrim të gabuar ndaj nesh gjatë gjithë ndeshjes, ne nuk e meritonim të eliminoheshim”.

Mundo Deportivo ka raportuar edhe një reagim të ashpër nga një tjetër lojtar i Dortmund-it.

Një reagim që ka ardhur nga ylli i skuadrës gjermane Jude Bellingham.

Në këtë rast, i riu anglez është shprehur vetëm për përsëritjen e penalltisë së shënuar më pas nga Havertz (humbi në tentativën e parë): “A është shaka?!”, kanë qenë fjalët e anglezit.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img