Kryeministri Albin Kurti ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Takimi i ftuar nga kryeministri do të mbahet të martën duke fillluar nga ora 8:00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesmarrjen e Ramush Haradinajt. Edhe nga PDK, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për situatën në veri ka ftuar institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë/ACTV