21.1 C
Sterling Heights
30/08/2026, 14:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

26 vatra zjarri në 24 orë, katër mbeten aktive; vijon ndërhyrja në Dajt dhe Dibër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet26 vatra zjarri në 24 orë, katër mbeten aktive; vijon ndërhyrja në...

Një total prej 26 vatrash zjarri janë evidentuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes. Katër prej vatrave vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim të autoriteteve.

Situata më e vështirë raportohet në malin e Dajtit, pranë Qafë-Priskës, ku zjarri është riaktivizuar dhe flakët janë zgjeruar në disa zona. Për përballimin e situatës janë angazhuar 15 zjarrfikës, 9 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Vatra aktive janë raportuar edhe në qarkun e Dibrës, konkretisht në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal po operojnë 68 forca, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 efektivë. Sipas autoriteteve, zjarri në Sllatinë nuk paraqet rrezik për banesat.

Në qarkun e Elbasanit, situata në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijon të mbahet nën vëzhgim. Autoritetet bëjnë me dije se këto vatra nuk përbëjnë aktualisht kërcënim për zonat e banuara.

Përveç situatës së zjarreve, gjatë natës është regjistruar edhe një lëkundje sizmike me magnitudë 4.7. Epiqendra e tërmetit ishte në njësinë administrative Vergo, në bashkinë Delvinë. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohen dëme në banesa, infrastrukturë apo probleme për banorët.

Në operacionet për menaxhimin e situatës në të gjithë vendin janë përfshirë 315 forca operacionale, 25 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe katër helikopterë.

Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive dhe shuarjen e zjarreve, ndërsa zonat ku situata paraqet rrezik më të madh po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img