Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten valutat u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të disatën ditë me radhë.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten valutat u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të disatën ditë me radhë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.32 lekë dhe këmbehet me 99.55 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 108.21 lekë ose 0.47 lekë më pak.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.23 lekë, duke prekur nivelin 126.19 lekë.
Kursi i këmbimit valutor, ja sa u këmbye Euro, Dollari e Poundi britanik
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 112.88 lekë, ose 0.69 lekë më pak se ditën e mërkurë.
M.T/Shqiptarja.com