22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 3:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dhoma e florinjtë ‘miliarda dollarëshe’ e fshehur në tempullin indian Sree Padmanabhaswamy

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteDhoma e florinjtë ‘miliarda dollarëshe’ e fshehur në tempullin indian Sree Padmanabhaswamy

Ashtu si të gjitha historitë me thesare, tempulli Shree Padmanabhaswamy në Kerala ka qenë prej kohësh një objekt magjepsës në jug te Indise, por gjithashtu i përfshirë nga misteri e frika.

Dhoma e thesarit ne tempull besohet se është e mbushur me pasuri dhe ar, por dy gjarpërinj kobra e mbrojnë dhomën në brendësinë e saj, dhe sipas legjendës kushdo që hap budrumin e saj përfshihet nga fenomene katastrofike.
Bodrumi misterioz Dhoma B është mbajtur i mbyllur prej vitesh, ndërsa pesë të tjera janë hapur që preh vitit 2011 nga autoritetet, pas një vendimi të gjykatës.

Inventari i tyre zbuloi një thesar të paçmueshëm, me pirgje statujash, xhevahirë e monedha të lashta.
Sipas rrjetit vendas ‘India Times’, një auditim i fundit është kryer për asetet e tempullit të famshëm Sree Padmanabhaswamy në Kerala ku rezultoi se 769 objekte të florinjta e të argjendta ishin vjedhur.
Disa sugjeronin se kjo mund të ishte berë me anë të tuneleve të fshehta dhe se vjedhjet ishin kryer gradualisht gjatë viteve, pa e kuptuar kush.
Tempulli hindu Sree Padmanabhaswamy i kushtohet zotit Vishnu dhe vendi menaxhohej nga një organizatë e familjes mbretërore Travancore, por më pas gjykata ua hoqi këtë të drejtë.
Ai është një nga 108 qendrat e adhurimit të besimit Vaishnavism dhe njihet për letërsinë mesjetare Tamil, dhe gjithashtu është një kopje e përkryer e tempullit të famshëm Sri Adikesavaperumal Temple në Thiruvattar. Në tempull, Sri Padmanabha sillet rreth gjarpërit Anantha or Adi Sesha, shkruan rrjeti Forbes.
Komisioni i gjykatës së Indisë ka hapur tashmë gjashtë nga dhomat sekrete në thellësinë prej shtatë metrash, ku janë gjetur një total prej 22 miliardë dollarë në ishujt të florinjtë, elefantë të florinjtë dhe varëse diamanti, si dhe monedha të pamunërta, e kostume ceremoniale .
Në inventarin e gushtit 2014, Dhoma A kishte rreth 700 kg monedha floriri që datonin prej vitit 200 . Ndërsa një fron i florinjtë i zbukuruar me diamante dukej se ishte karrigia për hyjnine rreth 6 metra i gjatë.
Dhoma B konsiderohet prej kohësh si më misteriozja nga arkeologët indianë, dhe si tepër e shenjtë dhe e rrezikshme për ta hapur. Dera e saj e çeliktë ka të gdhehura dy kobrat nga jashtë por nuk ka asnjë dorezë apo rrugë hyrjeje.
Mësimet vendase thonë se dyer të tilla hapen vetëm nga ata që kanë arritur inteligjencë të lartë, të nivelit ‘SADHUS’ dhe që dinë të këndojnë vargjet e ‘GARUDA MANTRA./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img