Në Tiranë është zhvilluar një samit mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku janë bërë bashkë rreth 40 kompani inovative izraelite me fokus në teknologji të avancuar, siguri kibernetike dhe zhvillim ekonomik digjital.
Sipas organizatorëve, prania e këtyre kompanive përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transferimit të ekspertizës në fusha kyçe si mbrojtja kibernetike, inteligjenca artificiale, sistemet e të dhënave dhe zgjidhjet digjitale për administratën dhe biznesin.
Samiti u vlerësua si një platformë e rëndësishme për bashkëpunim ekonomik, ku kompanitë pjesëmarrëse prezantuan zgjidhje inovative që mund të aplikohen në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet publike deri te bizneset private dhe institucionet financiare.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe mundësia e investimeve të reja në Shqipëri, krijimi i partneriteteve afatgjata dhe zhvillimi i kapaciteteve lokale përmes trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta.
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


