19.7 C
Sterling Heights
05/10/2024, 21:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rekord tursitësh/ Vetëm në dhjetor, në Shqipëri erdhën mbi 600 mijë shtetas të huaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTurizemRekord tursitësh/ Vetëm në dhjetor, në Shqipëri erdhën mbi 600 mijë shtetas...

2023 u mbyll me 10.1 milionë turistë, duke shënuar kështu vitin më të mirë turistik për Shqipërinë. Duke bërë një krahasim me 2022-shin shihet se rritja është me 34,6 %. Sipas Institutit të Statistikave, vetëm për muajin dhjetor në vendin tonë kanë hyrë 616.994 shtetas të huaj, 57,6 % më shumë krahasuar me dhjetorin e 2022. Vihet re se hyrjet e turistëve shënojnë rritjen më të madhe për pushime me 65%, ndjekur më pas për qëllime personale e për biznes.

Më së shumti vizitorët e huaj kanë qenë nga rajoni i Europës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore / Paqësori. Nga ana tjetër shihet se në dhjetor të 2023 ka pasur më pak udhëtime të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, krahasuar kjo me dhjetorin e një vitit më parë, që tregon një rënie me 5.1%.

Pritshmëritë për 2024 janë që rekordi i vendosur në vitin që lamë pas të tejkalohet. E ndonëse jemi në muajin janar, turistët i hasim nëpër rrugë me kuriozitet për të njohur vendin tonë. Nga ana tjetër vijojnë promovimet nga mediat e huaja për bukuritë që ofron Shqipëria si një destinacion që duhet vizituar për 2024. Sfidë mbetet edhe për këtë vit fuqia punëtore, pasi ndonëse numri i turistëve rritet, për subjektet turistike është e vështirë të gjejnë punëtor për t’u shërbyer pushuesve./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img