Në Bajzë të Kastratit gjindet toponimi (apo më sakt hidronimi) “SHPELLA E FRASHNIT “. Sot me ketë toponim identifikohet një “pus” i zakonshem në të cilin ende mbushet ujë”. Nëse historia do të mbyllej me kaq nuk do të kishte ndonjë gjë të vaçantë , por historia e këtij “pusi” me emrin “Shpella e Frashnit” është jo vetem rreth DY shekullore , por mbi të gjitha ky toponim mban mbi vehte një histori civilizimi dhe zhvillimi jo vetem shqiptare, por edhe Europerendimore. Por ne në fillim të një historie të shkurter të ketij toponimi apo hidronimi e njohur si Shpella Frashnit, po kujtoj se trojet ku është e shtrirë Bajza e sotme kanë qënë per shumë shekuj me perpara toka të mbuluara me pyje të dendura të cilat shfrytëzoheshin zakonisht per dimrimin e blegtorisë të banorve të Kastratit të Moçem që shtrihej në lartësitë e Katundit të Kastratit. Bajza si vendbanim në dekumentet zyrtare të kohëve është relativisht i vonë. Një gjë të tillë e “thonë” edhe shumë studiues dhe Albanolog të shquar ,si dhe vet gojdhenat e trashiguara të banoreve Bajzjanë e Kastratas . Albanologu dhe studiuesi Giuseppe Valentini, perveçse tregon disa hollsi të ketij vendbanimi, tregon se Bajza konsiderohet si fshat në vehte, vetem në vitin 1881…(Giuseppe Valentini Il Diritto delle Comunita nella tradizione giuridica Albanese, fq.236-237, Universita di Palermo, Facolta di Lettere, printed in Italy, Firence 1956). Gjithsesi unë mendova që në ketë histori të shkurter ti referohem studiuesit e famulltarit At Lovro Mihaçeviq, i cili ndër të tjera për Bajzen shkruan : “ BAJZA , është famulli që nga viti 1825, prej të cilit vit datojnë edhe librat e amzës se famullisë. Kisha është e bukur, e ndertuar në vitin 1808 me ndihmen e manorkisë sonë…”. (NËPËR SHQIPËRI, 1883-1907, mbresa , udhëtime & etnografi,fq.78 Enti botues “Gjergj Fishta, 2006). (Duke ditur se Perandoria Aostrohungareze ka qenë mbrojtesja më e mirë e trevave katolike të veriut ,nga raprezaljet Otomane , mendoj se monarkia që permend ky studiues është pikrisht ajo Austrohungareze…shenim i imi N.Bacaj). Famullia e tëra shtrihet në rrafshinen krejt pranë liqenit të Shkodres dhe numron 10 fshatra me 1240 banore “. Gjithsesi “Shpella e Frashnit” si toponim ka një histori të trashiguar nga njeri brez në tjetrin, ku mendova të shkruaj atë më të besueshmen.: Shpella e cila per-rreth kishte si dru pyjore mjaft Frashna (pasi ishte pylle edhe vete Bajza) . Gjatë dimrave nga banoret e Kastratit që dimronin në ketë zonë fushore (Shekulli XVII)) , nuk kishte problem ujit , as per blegtorin apo per njerzit ,pasi e merrnin ketë në breg të liqenit , si dhe në hurdhanat që krijoheshin nga rreshjet . Mirpo dalngadal freskia që sillnin pyjet, si dhe mbarësia e disa tokave që filluan të kultivohen bënë që disa familje të ardhura , apo autoktone nga Kastrati të qendrojnë per të banuar më gjatë se në dimer në trojet e Bajzes. Verërat e thata krijuan probleme me ujin e veçanarisht me atë të pishem per njerzit . Filloi kerkimi i ndonjë burimi uji nëpër pyje, por kërkimet ishin të vështira dhe pa rezultat, derisa një ditë u mendua të ndiqej një kalë (kali është edhe simbol i dashamirsisë me njerzit ..), i cili largohej largë në pyll dhe vinte i fryrë në bark , ndoshta nga uji që pinte. Rezultati i ndjekjes së kalit kishte qënë i shkelqyer, pasi kali shkonte pikrisht aty ku është pusi sot, dhe ateherë ishte një shpellë e cila në një thellsi të vogel pakë metërshe nxirrtë uje. Duke qënë se shpella kishte një farë hapsire dhe me “ shkallë “ natyrale kali ulej ngadal dhe pinte ujë… Kastatasit që e zbuluan ketë vendosen të bejnë një farë konstruksioni në ketë shpellë , si dhe e emertuan “Shpella e Frashnit” pasi kjo Shpelle ishte pikrisht pranë një frashnit të madhe që dallohej nga zhvillimi dhe ngjyra jeshile me të tjeret per-rreth, ku me sa duket kjo vinte pasi rrënjët e këtij Frashni ushqeheshin me ujë pikrisht në burimin e ujit të kesaj shpelle. Vitet e shekujt kaluan dhe Shpella i shfaqte burimet e ujit gjithnjë e më thellë, gjë që beri që të thahej edhe vetë Frashri simbol, deri sa banoret per-rreth u detyruan të mbushnin uje më mjete ( Qypa, Vlak apo Kova ) që lëshoheshin me litar apo diçka tjeter. Mbasi Bajza u bë famulli ne vitin 1825, Shpella e Frashnit filloi te njihej në mbarë Malesinë e Madhe si burim i një uji të mrekullueshem per të pirë, aq sa shpesh thuhej se je bërë i hijeshëm si me pa pi ujë te Shpella e Frashnit… Ndertimet dhe meremetimet e Shpelles së Frashnit nuk kanë rreshtur asnjeherë derisa Vojvoda i Aliajve, i njohura Zenel Shabani në vitin 1905 i punoi me mjeshtri dhe me shpenzimet e veta Gryken e mrekullueshme Shpellës së Frashnit në të cilen mbushnin ujë banorët e Bajzes e më gjërë… Edhe sot kjo grykë me vijat e shumta të skalitura prej vitit 1905 nga konopët apo lagjet e enëve që merrnin ujë në shpellë, na bëjnë të imagjinojnë ato kohë kur këtu vinin gra e vajza me buliera për t’i mbushur me ujë , e nga kjo “histori” uji shpesh janë krijua edhe histori shikimi, pelqimi, lakmimi e deri dashurie në djemëve e vajza…pikrisht “kësaj i këndon” edhe i madhi i letrave shqipe Martin Camaj me vargjet:
“Zade moj Zade, si nuk pëlcas,
Sa uji bjen në bulier,
Çoje ruben e nepëm ujë me tas,
Zade moj vashë
Buza mua shqim ma terë…”.
Por kjo është njera anë, pasi Shpella e Frashnit për rreth DY shekuj u bë edhe vendi ku mblidheshin Malsoret dhe Malsoret e Bajzes , Kastratit Malesisë së Madhe e më gjërë. Shpella e Frashnit me vendin per-rreth u bë simboli i kuvendeve ku mblidheshin burrat e urtë e trima , per të marrë vendime të rëndësishme për të mbrojtur trojet e Kastratit, Malesisë e Shqiptarisë nga pushtues e sundues të ndryshem… Tek kjo Shpellë u muaren vendime edhe per të lehtesuar e ndihmuar jeten e Kastratasve e Malsoreve , duke sfiduar shpesh nyje (nene) të Kanunit, dhe duke lehtesuar plagen e Gjakmarrjes apo hakmarrjes … Shpellën e Frashnit si vend kuvendesh e cilëson edhe studiuesi dhe ish konsulli i Austro-Hungarisë , ndonse e “ndryshon” emrin e vendit kur shkruan : “Kastrati mblidhet te “Burimi i Frashnit të Keq” në mes të Bajzës”. (Franc Nopça, Fiset e Malësisë së Shqiperisë dhe e drejta zakonore e tyre , fq.263 , Tiranë 2013). Por SHPELLA E FRASHNIT në histori njihet mbi të gjitha si Vendi apo Logu ku në dite festash e gezimesh mblidheshin banorë e banore të Kastratit , Malesisë Madhe e shpesh edhe më gjërë per të festuar dhe zgjedhur FEMREN APO MASHKULLIN MË TË BUKUR e të hijeshëm të këtij Logu , që thirrej “LOGU TE SHPELLA E FRASHNIT “, Bajzë. Bukuria e cilësuar nga një “juri” malësorësh “çertifikohej’ me fjalet KA DA APO DALLUA MBI TË GJITHË TE SHPELLA E FRASHNIT . Femrat apo edhe mashkujt që dalloheshin këtu për bukurinë e hijeshinë atëherë nuk quheshin si sot , Miss Bukuria , por vlersimi ishte i “njejtë” me Mis Bukurin e sotme , por me një dallim tjetër të madh , sepse në ato kohë Femrat dhe Mashkujt visheshin me kostumet kombetare , që iu a shtonin hijeshinë e jo si sot “alla franga” , njellojë si në Malesi , Shqiperi apo diku nepër Botë. Te Shpella e Frashnit në ditë Logjesh edhe Këndohej e kërcehej , si dhe zhvilloheshin gara të ndryshme , deri edhe gjuajtje shenji me armë e tjere, por të gjitha nën një rregull e disiplinë të admirueshme … Të gjitha çfarë thamë erdhen vrullshem deri në fundin e nendorit të vitit 1944 , kur në pushtet erdhen komunistet, të cilët me metoda të reduktuara e rafinuara lejuan ndonjë “log” deri në vitin 1967… Shpella e Frashnit tashma i ngjan një pusi te rregulluar disi në menyrë më moderne së bashku me qëndren e Bajzës , por pa humbur emrin dhe historinë e mrekullushme edhe sot në shekullin e XXI . Ky Log (vend) nuk duhet të harrohet , pasi keshtu harrojmë atë pjesë të historisë , të Civilizimit e zhvillimit , që na ka mbajtur të “lidhur” e do të na mbajnë pazgjedhesisht të “lidhur” me Europen perendimore , të ciles i perkasim me rrenjë , trung e degë , që kanë “pirë“ ujë ndër mote në Shpellen e Frashnit … Ndërsa SHPELLA E FRASHNIT prej kohës e meriton të shpallet MONUMENT KULTURE…
V00: Foto 1, gryka e shpellës së Frashnit Bajzë me vizimet orgjinale të konopëve (litarëve) me të cilët leshoheshin enët që mbushej uje.
Foto 2, gryka e shpellës së
Frashnit mbas rikonstruksionit të para pak viteve.
Nga Ndue Bacaj.