1.6 C
Sterling Heights
18/01/2025, 1:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”, shorti i radhës për 150 familjet e Kombinatit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes...

Sot u zhvillua ceremonia e shortit për shpërndarjen e banesave të reja në lagjen 5 Maji, pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, 62 familje u pajisën me çelësat e apartamenteve të tyre të reja në një kompleks modern banimi.

Kompleksi i ri ofron apartamente të ndërtuara sipas standardeve më të larta bashkëkohore, me hapësira të gjelbra, infrastrukturë të përmirësuar dhe akses të plotë në shërbimet bazë. Familjet që përfituan në këtë fazë janë pjesë e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili synon të rikthejë normalitetin për komunitetet e prekura. Deri më tani, këto familje kanë marrë nga Bashkia e Tiranës bonus qeraje.

Ndërkohë, është gati shorti i radhës për shpërndarjen e banesave për 150 familje të tjera në zonën e Kombinatit. Ky proces vijon me intensitet, duke siguruar që çdo familje e prekur nga tërmeti të marrë një shtëpi të re dhe dinjitoze./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img