-6.9 C
Sterling Heights
22/01/2026, 21:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaSi po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt...

Që prej pranverës së kaluar, çmimet po rriten me ritmet më të larta të 25 viteve të fundit, teksa konsumatorët po përshtaten, duke zgjedhur alternativat më të lira, po shfrytëzojnë ofertat, po blejnë sasi më të pakta dhe po orientohen drejt disa produkteve vendase që kushtojnë më lirë se importet.

Orientimi i konsumit drejt produkteve më të lira ka gjasa të cenojë sigurinë ushqimore, sidomos në qarqet e vendit, ku fuqia blerëse është më e ulët dhe agjencitë e kontrollit kanë ndikim më të ulët. Që nga prilli i vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve u rritën me ritme dyshifrore mbi 10% pas një stabiliteti prej gati dy dekadash. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar vjetor shënoi rritje me 6.7%, por çmimet e ushqimeve u rritën me ritme dy herë më të larta, 12.5%. Rritja e çmimeve në produktet kryesore të shportës ndikon së tepërmi në sjelljen e konsumatorëve në vend, pasi shqiptarët shpenzojnë për blerjen e ushqimeve 41.3% të shpenzimeve mujore. Pesha e madhe që ushqimet kanë në shpenzimet e konsumatorëve po reflektohet në tregtinë me pakicë. Robert Hoxha, përfaqësues i rrjetit të supermarketeve “Big Market”, tha se për shkak të çmimeve të larta, shihet prirja drejt konsumit të produkteve që kushtojnë më lirë. Tendenca u konfirmua nga shumica linjave të tregtisë me pakicë në kryeqytet.

Shtresa e mesme orientohet drejt alternativave më të lira

Me zgjatjen e luftës në Ukrainë dhe ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, zinxhirët e furnizimit janë dëmtuar më tej gjatë 2022, teksa inflacioni ka hyrë në një normalitet të ri dhe do të qëndrojë gjatë. Në vendin tonë, shtresa e mesme, e cila zotëron fuqinë blerëse në njësitë e specializuara (supermarkete) po braktis blerjen e produkteve cilësore, duke realizuar blerje në alternativat më të lira. Për shembull, në produktet e vajit, makaronave, orizit dhe bulmetit, shiten seritë më të lira. Zëvendësimi po ndodh më shumë te produktet e bulmetit dhe vajit. Çmimet e vajit dhe bulmetit, pas luftës në Ukrainë, janë rritur më shumë se dyfishi. Samiu, i cili ka një njësi shitje në zonën e Medresesë në kryeqytet, pohon se klientët që më parë blinin produkte të bulmetit të përpunuara nga fabrikat, tani kanë rritur kërkesën për qumësht nga fshatarët.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img