-6.9 C
Sterling Heights
22/01/2026, 23:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të shtënat me armë drejt Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet me shpejtësi ngjarja kriminale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTë shtënat me armë drejt Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet...

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua pak pas mesnate, ku persona të paidentifikuar ende qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të Top Channel e për pasojë humbi jetën roja Pal Kola.

 

Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllime familjës Kola, teksa u bën thirrje organeve ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

 

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

 

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img