Nëse jeni persona që adhuroni dushin gjatë mëngjesit sipas shkencës rezulton se ai i bërë gjatë mbrëmjes mund të ketë më shumë përfitime . Ajo mund të ndikojë shumë në përmirësimin e disa faktorëve në jetën tonë.
A e dinit që dushi gjatë mbrëmjes lufton alergjitë sezonale? Nëse keni alergji sezonale, si për shembull, një alergji ndaj polenit, ai mund të shfaqet në lëkurën dhe rrobat tuaja dhe të kthehet në shtëpi me ju nga jashtë. Nëse nuk jeni duke bërë dush çdo natë për të hequr mbetjet, ato do të futen në çarçafë dhe mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja, edhe kur flini.
Ai gjithashtu na ndihmon me relaksimin. Bazuar në shkencë, ngrohtësia dhe nxehtësia mund të lehtësojnë tensionin dhe ankthin, duke nxitur relaksimin. Ngrohtësia mund të të ndihmojë të heqësh dorë nga një ditë e gjatë dhe të të sjellë gjumë. Një dush ose banjë është i mirë, bazuar në preferencë.
Larja gjatë natës gjithashtu mund të jetë e mirë për flokët tuaj. Përpos kësaj ajo lidhet edhe me gjumin, në mënyrën se sa mirë flini, kështu që do të ndiheni më të relaksuar ditën tjetër. Marrja e atyre 7-9 orëve në natë është jashtëzakonisht e rëndësishme për t’u ndjerë produktiv dhe energjik rregullisht, dhe thjesht të bësh dush gjatë natës mund të jetë një zgjidhje e menjëhershme për ato orë të humbura, duke u lëkundur.
Foto marë nga OSF HealthCare.


