A janë më të shëndetshëm njerëzit që zgjohen herët në mëngjes? A ka të bëj zgjimi herët me lumturinë tuaj?
Zakonet e mira të gjumit, marrja e një sasie të mirë gjumë dhe arritja e gjumit të thellë, mund të përmirësojnë mirëqenien tuaj fizike. Trupi ka nevojë për pushim ashtu si mendja.
Zgjimi herët mund të çojë në të qenit më produktiv, t’i kryeni gjërat më herët teksa jeni të freskët dhe vigjilentë, të keni më shumë kohë më vonë gjatë ditës për t’u çlodhur.
Shumë njerëz që zgjohen herët i përdorin ato orë të mëngjesit për të shkuar në palestër, për të medituar etj. Kjo gjithashtu mund të çojë në lumturi më të madhe, më shumë produktivitet në punë ose arritjen e qëllimeve.
Gjatë natës, errësira ndihmon trupin tonë të prodhojë melatoninë e cila rrit aftësinë tonë për të fjetur. Drita e diellit që rrjedh nëpër dritaret tona, na ndihmon të zgjohemi. Ajo ndalon prodhimin tonë të melatoninës.
Ata që preferojnë të zgjohen herët mund të flenë në një pozicion ku rrezet e diellit derdhen dhe i ndihmojnë ata të zgjohen.
Ngritja nga shtrati më herët mund të cojë në përmirësim humori, reduktim stresi dhe në një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Kjo mund të ndryshojë me moshën dhe me përgjegjësitë e shtuara, si situatat e vështira të punës, fëmijët me të cilët duhet të merreni, çështjet familjare dhe madje edhe prindërit e moshuar.
Nëse vuajmë nga depresioni, ankthi, stresi i punës dhe jetës, kjo mund të ndikojë në gjumin dhe ritmet tona.
Foto nga Inc.Magazine.


