Pranvera erdhi. Dhe bashkë me të edhe lulja e bukur e zymbilit. Këto lule dallohen shumë nga forma e tyre prej zileje dhe nga kërcelli i tyre i trashë.
Këto janë disa fakte që ndoshta nuk i dinit për lulen:
1. Secili prej tyre ka një aromë të veçantë nga tjetri dhe këto aroma të zymbylëve përdoren për prodhimin e parfumeve.
2. Ato e kanë origjinën e tyre nga Turqia dhe Lindja e Mesme, përgjatë brigjeve lindore të Mesdheut.
3. Pjesë të zymbylit mund të irritojnë lëkurën, kështu që këshillohet të vishni doreza kur i trajtoni.
4. Zymbyli lulëzon zakonisht nga marsi deri në prill.
5. Ekzistojnë tre lloje kryesore të zymbylëve: Single, Double dhe Multiflora.
6. Në gjuhën viktoriane të luleve, lulja e zymbylit simbolizon sportin ose lojën. Zymbylët në ngjyrë blu, në veçanti, nënkuptojnë sinqeritetin.
- Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 18-të, kujdesja e zymbylëve u bë modë në Gjermani. Edhe mbreti Wilhelm III u kujdes personalisht për këto lule në kopshtet e pallatit të tij.
- Francezët kanë qenë të njohur për përdorimin e zymbylëve në të kaluarën për helmimin e të tjerëve. Ata i spërkatnin lulet me helm dhe më pas i vendosnin në dhomën e gjumit të viktimës së tyre.
Foto marë nga All about Gardening.


