-4.7 C
Sterling Heights
22/01/2026, 11:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Porti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet opozitës: MSA ka rëndësi maksimale, projektet të jenë në përputhje me parimet e transparencës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPorti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet opozitës: MSA ka rëndësi maksimale, projektet...

Votimi në kuvendin bullgar për heqjen e veto-s, reagon komisioneri Varhelyi: BE të caktojë konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, i është përgjgijur letrës së opozitës në lidhje me portin e Durrësit, të cilën e kanë konsideruar si një ndër aferat më të mëdha në historinë e vendit tonë.

Letra e deputetëve të PD i drejtohej zëvendëspresidentes së BE, Margrethe Vestager. Por në vend të saj, opozitës i është përgjigjur Varhelyi.

Në letrën e tij, Varhelyi thekson se “Komisioni Europian i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përputhjes me MSA-në”.

“Në këtë kontekst, në komunikimet me autoritetet shqiptare, Komisioni ka nënvizuar nevojën për të siguruar që projektet e kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë edhe rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me parashikimet e MSA, në veçanti në fushat e prokurimeve publike dhe ndihmës shtetërore”.

 

Varhelyi thotë se një qëndrim i tillë i është bërë i qartë palës shqiptare edhe gjatë Këshillit Shqipëri-BE të mbajtur më 16 mars.

 

“Projektet duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit,” thuhet në letër.

 

Po ashtu, Varhelyi konfirmon se BE e ka anuluar fondin që ishte vendosur për Portin e Durrësit pasi qeveria shpalli se porti tregtar do jetë në Porto Romano.

 

Në letër thuhet se po shihet mundësia se si do përdoren këto fonde pas anulimit.

 

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img